Kuvendi miraton rezolutën për Haradinajn

Kuvendi miraton rezolutën për Haradinajn

09.03.2017 12:14:04

Shefat e Grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës janë dakorduar për rezolutën, përmes së cilës kërohet lirimi, dhe jo vetëm lirimi i Ramush Haradinajt.

Siç i ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, me anë të kësaj rezolute ndër tjerash kërkohet që të ndodh lirimi i pakusht të Haradinajt.

Gjithashtu përmes rezolutës kërkohet që të pezullohet procesi i dialogut deri në lirimin e Haradinajt.

Veç këtyre, përmes rezolutës do të kërkohet që Qeveria të kërkojë nga BE-ja që të detyrojë Serbinë që të anulojë fletarrestet përmes Interpolit për qytetarët e Kosovës.

Dhe e fundit si pikë, kërkohet që Qeveria të marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të kërkojë lirimin e Haradinajt.