Lamtumirë Real Madrid, James transferohet në Bundesliga?

30.03.2017 21:54:33

James Rordriguez ka gjetur skuadrën e re. Sipas raporteve të fundit nga mediat gjermane, ylli i Kolumbisë preferon Budesligën para ligave tjera evropiane, përcjell IndeksOnline

Duket se James do të nënshkruaj me Bayern Munchen, pasi menaxheri italian Carlo Ancelotti ka marrëdhënie të mira me të.

25-vjeçari po kërkohet me ngulmë nga Paris Saint Germain, Chelsea dhe Inter, kurse kampioni gjerman pritet të paguaj plotë 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e kolumbianit.