LDK hap fushatën zgjedhore në Drenas, liderët takohen në kafeteri

28.11.2016 16:07:58

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Drenas, ka hapur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor.

Hapja e fushatës u bë në një ceremoni të organizuar në Shtëpinë e Kulturës në Drenas, derisa kandidati i LDK-së për Kryetar Drenasi, Bedri Nika, u pa bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj ceremonie, Nika e Kryeministri Mustafa si dhe deputetë e shumë anëtarë të tjerë të LDK-së, u mblodhën për kafe në një lokal të Drenasit.