Legjenda të futbollit botëror takohen në Armeni

09.07.2018 17:19:29

Një ndeshje miqësore mes legjendave të futbollit ka qenë rasti për t’u takuar së bashku kaq shumë legjenda të viteve ’90 dhe të viteve të para 2000. Në Armeni, kanë zbritur në fushë ish-futbollistë të kalibrit si Maldini, Rivaldo, Figo, Djorkaeff, Cafu, Dida, Giggs, Di Biagio, Serginho, Candela, Crespo e shumë të tjerë mes të cilëve “një farë” Gabriel Omar Batistuta, i cili ka preferuar të dokumentojë “mbledhjen” përmes disa fotove të publikuara në Instagram.