Lekaj nesër merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit

03.02.2019 21:27:27
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, nesër do të marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nesër do të marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e komunës së Rahovecit, shkruan lajmi.net

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë dëgjim publik qytetarët e Rahovecit do të njoftohen për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit dhe të japin komentet e tyre.

Dëgjimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal me fillim prej orës 11:30.