Ligji për Ndërmarrje Sociale, miratohet në lexim të parë

01.04.2017 11:12:02

Ky Ligj paraqet një risi në kuadrin tonë ligjor dhe do të jetë një mundësi e mirë për avancimin e shërbimeve sociale që rrisin cilësinë e jetës, forcojnë bashkëpunimin shoqëror dhe nxisin punësimin dhe integrimin shoqëror të grupeve të cënuara

Tek shërbimet disa prej aktiviteteve janë: asistenca sociale dhe mbështetja për strehim; ndihma familjare dhe kujdesi familjar, ndihma shëndetësore dhe kujdesi i infermierisë në shtëpi; ofrimi i shërbimeve ditore dhe kujdesi në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara mendore, shqisore dhe fizike; etj. kurse tek punësimi: kultivimi dhe rritja e erëzave, bimëve aromatike, farmaceutike dhe mjekësore; konservimi i frutave dhe perimeve nga ekonomitë familjare që i prodhojnë apo kultivojnë këto produkte në zonat rurale apo urbane; riparimi dhe mirëmbajtja e biçikletave dhe karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara, etj.

Këto më lartë janë vetëm disa nga aktivitetet dhe fushëveprimet e këtij Ligji, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale përmes krijimit të ndërmarrjeve sociale të cilat adresojnë çështje sociale, duke përfshirë punësimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe të mirave në interes të shoqërisë.