Lirimi i Lulzim Berishës, Lu: Vendim i papranueshëm

09.12.2016 11:20:00

Ambasadori Donald Lu ka reaguar pas lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ai e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Durrësit të papranueshëm, duke theksuar se duhet të indinjohemi nga ky veprim.

“Të mërkurën Lul Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. T’i themi gjykatave të korruptuara që kjo është e papranueshme. Duhet te indinjohemi”, është shprehur Lu.