Lirohet gjenerali i parë nga 2,839 ushtarakët e arrestuar për grusht shteti

19.07.2016 13:24:15

Së paku 2,839 anëtarë që mendohej se kishin lidhje me tentativën për grusht janë arrestuar duke përfshirë 29 kolonelë dhe mbi 40 gjeneralë.

Gjithashtu Erdogan urdhëroi arrestimin e 2,745 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i konsideron si të lidhur me Gulen, sipas tij “koka organizative” për grushtin e dështuar të para disa ditëve.

Si rezultat pati 161 të vranë, përfshirë 41 policë dhe 47 civilë, ndërsa 1.440 të tjerë u plagosën, transmeton syri.

Trupat ushtarake besnike të qeverisë, së bashku me njësitë e policisë dhe miliona qytetarëve Turq, kanë pasur sukses të shtunën në mëngjes në dështimin dhe pengimin e përpjekjes për grusht shteti.