Makthet që i kanë çmendur komandantët/Vrasja e Ramiz Hoxhës dhe atentati ndaj Fetah Rudit

12.05.2017 17:46:39

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë kur koalicioni qeverisës me PDK-në është prishur si pasojë e votimit të saj dhe të partive të tjera pos LDK-së, të mocionit kundër Qeverisë, ka filluar të kuptohet dhe të thuhet se Nisma është bisht i PDK-së. Me këtë nuk po thonë asgjë të re, pos mjerimin që është në mendimin politik dhe medietik, e pse jo edhe në atë shoqëror, sipas të cilit pranohet një lloj konformizmi dhe opottunizmi që jo që nuk pengohen të këqijat që në fillim, jo që nuk identifikohen si të tilla që në fillim, por lartësohen, heroizohen dhe përkrahen. Angazhimet kundërqeveritare, e sidomos kundër kryeministrit Mustafa dhe LDK-së, në nivelin e diskurist politik de medietik janë mbështetur si angazhime heroike dhe madje edhe janë frymëzuar. Edhe pse opozita ishte dhe vazhdon të jetë e mbushur me njerëz të shtabit të milionerëve, dhe që i ndjekin histori të dyshimta dhe komprometuese, dhe madje edhe përbashkuese me PDK-në, megjithatë kishte një yrysh dhe jurish të shfrenuar deri në sociopati në mëbështetje dhe afrimim të anagzhimeve kundërshtetërore. Edhe pse vazhdimisht kam thënë se të gjitha këto angazhime janë të bashkërednuara me PDK-në, megjithatë u desh të dilte mocioni kundër Qeverisë dhe votimi i njëzëshëm i PDK-së, AAK-së, Nismës, sektës okulte të Albinit, listës “Srpska” dhe partive të pakicave joshqiptare, që të thuhet se Nisma është bisht i PDK-së dhe të gjitha partitë tjera janë njësoj.

Ajo që ra në sy pas mocionit kundër Qeverisë, ishte krekosja e Nismës se gjoja me gjashtë kuvendarë arriti të rrëzonte një Qeveri që kishte mbrapa gati 90 kuvendarë. Pra, shfaqja e një triumfalizmi, ngazëllimi dhe ekzaltimi deri në delirium e Nismës për suksesin e mocionit. Mirëpo, ky mocion tregoi se Nisma është vetëm një marionetë dhe se në luftën kundër LDK-së nuk kanë asnjë dallim, dhe asnjë kufi. Dhe kjo vjen jo vetëm për faktin se Nisma ka dal vonë nga PDK si një bisht i saj, por edhe për faktin se të gjithë këta i bën bashkë historia e krimeve, i kapjes së shtetit dhe i të gjitha të këqijave të tjera që i janë bërë Kosovës. Mjafton të përmendim me këtë rast vetëm dy raste: vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit dhe atentatin ndaj Fetah Rudit. Vrasja e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit që është bërë më 2 tetor 1998, nuk është bërë për shkak të aktivitetit të tyre politik, por për shkak se i dolën në mbrojtje imamit të xhamisë mulla Imerit në kohën kur në xhami ishin të pranishëm rreth 200 veta duke e falur namazin e xhumasë. Pjesëtarë të uniformuar të UÇK-së në Bellanicë kanë kërkuar imamin, por Ramiz Hoxha ka kërkuar që të ulen dhe të merren vesh se përse e kërkonin. Madje ai i ka ftuar të shkonin në odën e tij dhe të bisedonin burrash. Ishte e qartë se t’ia merrje xhematit imamin pa asnjë shpjegim nuk ishte normale dhe nuk mund të ishte e pranueshme, sidomos nga pjesëtarë shqiptarë të një ushtrie shqiptare, prandaj Ramiz Hoxha ka bërë atë që duhej ta bënte: të ftonte në odën e tij pjesëtarët e UÇK-së dhe bisedonin. Dhe ata kishin pranuar dhe kishin hipur në veturë gjoja për të shkuar, por rrugës kanë ndërruar drejtim dhe kanë shkuar në drejtim të kundërt, me ç’rast edhe i kanë vrarë Ramiz Hoxhën dhe Selaman Binishin. Pra, “mëkati” i vetëm i Ramiz Hoxhës ishte se kishte kërkuar që të uleshin dhe të bisedonin burrash dhe njerëzisht për asyet se përse kërkohej imami i xhamisë. Ishte e qartë se imami ishte në duart dhe në dorëzaninë e xhematit dhe nuk mund të merrej me hir apo me pahir dhe pa asnjë shpjegim. Prandaj, vrasja e Ramiz Hoxhës, e bashkë me të edhe e Selman Binishit ishte vrasje e xhematit në tërësi, sepse Ramiz Hoxha ishte pjesë e atij xhemati dhe bashkë me të. E Fatmir Limaj, ndaj të cilit ka edhe një akuzë për vrasje, i ka borxh xhematit të Bellanicës, xhematit të Malishevës dhe të krejt Kosovës, sepse me vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit nuk u vra veç xhemati i xhamisë së Bellanicës, por u vra edhe xhemati i Malishevës dhe i tërë Kosovës, si dhe u përdhos xhamia si faltore, u përdhos institucioni fetar i shumicës së popullatës shqiptare në Kosovë.

Atentati ndaj Fetah Rudit, që u realizua më 15 dhjetor 2000 është atentat ndaj një veprimtari politik të LDK-së dhe ndaj një ish-pjesëtari të UÇK-së. Atentati ndaj Fetah Rudit është kryer nga truprojët e Rexhep Selimit, të cilët, po ashtu, vdiqën po atë ditë në një aksident me një kamion. Fetah Rudi ka thënë se i di emrat e atyre që kanë dashur ta vrasin atë, ashtu siç ka thënë se i është thënë se arma që ka vrarë Xhemail Mustafën ka dashur ta vrasë Fetah Rudin. Atentati ndaj Fetah Rudit është kryer ndërkohë që ai kthehej nga Prishtina ku kishte qenë në një mbeledhje në LDK bashkë me persona të tjerë. Ky atentat ka ndodhur në fshatin Bytyç, përkatësisht te Ura e Bytyçëve dhe në kontekst të tentativave për zgjedhjen e kryeshefit të komunës. Në zgjedhjet e para të mbajtur më 28 tetor 2000, në Malishevë kishte fituar LDK dhe ende nuk ishin konstituuar institucionet komunale. Në fakt, atentati ndaj Fetah Rudit është kryer vetëm dy javë pas zgjedhjeve të para komunale, de ishte realizuar ndaj një personaliteti të guximshëm dhe që kishte edhe merita të paqes, edhe të luftës.

I përmenda këto dy raste, sepse të dy rastet janë në procedurë gjyqësore, me mundësi dhe me prova e fakte se mund të prëfundojnë në dëm të Limajt dhe të ndonjë tjetri, se janë ekzemplarë të vrasjeve jopolitike dhe politike, si dëshmi se nuk janë vrarë vetëm personalitete politike, por edhe qytetarë të respektuar që janë sjellë në përputhje me traditën zakonore shqiptare. Pra, këto dy raste janë dëshmi se në mendësinë kriminale nuk ka qenë vetëm përcaktimi dhe orientimi politik i atyre që janë vrarë, por në përgjithësi kushdo që ka guxuar të kundërshtonte karakterin vrastar të falangave të krimit, e që nuk kanë pyetur as për mot e as për Zot, as për njeri, aspër  nder, as për zakon, as për traditë, por që të vrisnin ashiqare, të vrisnin edhe në pritë.

Dhe frika se tashmë po u çirret maska, se po del e vërteta në shesh dhe po bëhen përshesh nga institucionet e drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare, më parë pranuan që të ngadalësojnë proceset, me shpresën se mund t’i ndalin, apo se mund të bëjnë pazare me pare dhe pa pare me drejtësinë ndërkombëtare, por edhe me familjarë të të vrarëve, ashtu siç bënë me Gani Gecin, Imer Imerin dhe me ndonjë tjetër. Dhe këtu të kujtojmë se Hashim Thaçi shumë kujt u ka çuar njerëz se mund të bëjë be me nga 124 pleq se ai nuk ka dorë në atë apo këtë vrasje.

Te rastet që sapo përmenda, duket se janë tmerruar, pasi që nga deklarimet publike të djemve të Ramiz Hoxhës dhe të vetë Fetah Rudit, nuk bëhet fjalë se do të veprojnë si Imer Imeri, por do të kërkojnë drejtësi morale, drejtësi ligjore dhe drejtësi edhe ndërkombëtare për vrasjen e babait të tyre, përkatësisht atentatit ndaj Fetah Rudit.

Këto raste janë ndër rastet e shumta që u janë kthyer në makthe komandantëve që i kanë çmendur fare sa që të lëshohen në aventura të rrezikshme për vendin.