Tentoi të shesë mend para shokëve duke vallëzuar mbi tren, preku telat e rrymës prej 3000 volt që e “pjekën për së gjalli” (Foto/Video, +18)

12.05.2017 17:38:24

Një adoleshent është “pjekur për gjalli” nga telat e tensionit të lartë, derisa po qëndronte mbi një tren në metro.

Gustavo Matheus Nunes Pereira 18-vjeç, është hedhur në binarë kur telat prej 3.000 volt e prekën dhe e mbuluan me zjarr.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Brazil, ndërsa sipas medieve lokale Gustavo ishte munduar të duket “facë” para shokëve, të cilëve u kishte thënë se mund të qëndrojë më tren derisa është në lëvizje, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë.

Dhe derisa tentoi të vallëzoi mbi tren, ai aksidentalisht preku telat të cilët e “pjekën për së gjalli”, duke i kaluar rryma nëpër gjithë trupin që i është përfshirë nga flaka.

Si pasojë e kësaj ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendje e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.