Malisheva shtatë ditë pa asnjë rast, shërohen më shumë se gjysma e të prekurve nga koronavirusi

23.04.2020 08:15:11

Komuna e Malishevës ka njoftuar se edhe dy persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa që shtatë ditë nuk është raportuar për të infektuar në këtë vend.

Në njoftimin e komunës në Facebook, thuhet se  numri i përgjithshëm i të shëruarve  ka shkuar në 36 persona, pra sipas komunës, janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve.

Edhe dy të shëruar nga Malisheva, numri shkon në 36 të shëruar

Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar, të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve.
Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:
70 të prekur
36 të shëruar
1 i vdekur