Maqedoni, policia zbulon gjashtë emigrantë ilegalë

20.07.2016 13:41:23

Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB) të Maqedonisë njofton se pjesëtarët e saj në fshatin Vaksincë të Kumanovës, kanë zbuluar të martën gjashtë emigrantë, nga të cilët njëri është minoren, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e policisë emigrantët janë gjetur gjatë kontrollit të një furgoni “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e “T-S IVAN dhe DR/SHPK”.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar gjashtë emigrantë (njëri minoren) pesë nga të cilët janë nga Sri Lanka, ndërsa një tjetër nga Paksitani”, thuhet në njoftimim e MPB-së në të cilin nënvizohet se drejtuesi i furgonit ka arritur të arratiset ndërsa emigrantët janë dërguar në stacionin policor në Kumanovë.