Korçë, adoleshenti i jep fund jetës

20.07.2016 13:43:23

Një adoleshent i ka dhënë sot fund jetës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorije, ku rreth mesditës është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri 16-vjeçari me inicialet E.P.

Mësohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur nga gjyshi i tij në një nga dhomat e shtëpisë.

Policia dyshon se adoleshenti i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, në rrethana ende të paqarta.

Pas këqyrjes së trupit të 16-vjeçarit, policia nuk ka konstatuar shenja dhune, çka ka bërë që hetimet të përqendrohen vetëm në pistën e vetëvrasjes.