Mario, dua me shkua në Kosovë me luftuar

06.03.2019 10:24:01

“A kishte luftë çliritare në rrethin e Llapushës ?!

Nga Sinan Kastrati

Nga Ditari im (6)

(Vazhdim nga numrat e kaluar)

Hajde mas disa ditëve e të tregojmë ku e ke babën!

Bedriu dhe Isufi janë dënuar për krime të luftës

Milloshevic të pyet dhe vetë të përgjigjet:

-Ku e ke babën?  -Vrasjet kërkoni te uçk-ja!

Smajl Latifi, tash kryetar i komune në Rahovec, ka ndarë një mirënjohje për vëllain, Selim Berisha, ne nuk e kemi pranua

Në Cahhan e kam blerë një kali, 300 marka

Ngjarjet që tregonte Mario, për vete, pë vëllain dhe për kohën kur vendosen ngjarjet dhe kur kanë ndodhur ato e vendin, ne Shqipëri e në Kosovë, për mua ishin shumë interesante dhe të çuditshme e mënyra e tregimit me atë të folmen karakteristike podrimqake mundohej Mario ta bënte edhe më bindëse e të besueshme bisedën. Fliste me një zë të ulët e shumë e me plot gojën me fakte të emrave të vendeve, qytetve e të njerëzve që kishte takua. Tregoi edhe pse e ka ndërrua emrin prej Muhamet, në Mario, në Paris.

Babai, Avdiu, (1933) është zhdukur në korrik të vitit 1998. Sipas vëllait, Selim Berisha, tha Mario, persona me uniformë të uçks-së me mjekrra e me maska në krye kanë ardhur me dy kerre, njëri kerr ka qenë Ladë rusi me ngjyrë të kuqe. Në dy kerret, ishin 7 vetë, ushtarë kur e kanë marrë babën.

Milaimi, vëllai tjetër ka shkua në Drenoc, në “shtab” me pyet, po në korrik te vitit 1998, bashkë me Halim Kryeziun nga Rogova e Hasit, mik shtëpie. Halimi e ka motrën time, Lumen për djalë, për Jetonin.

Në shtabin e Drenofcit kemi takuar “Rrezikun” e “Gjermanin”. Ata i kanë thënë, kishte thënë Milaimi, e mua më tha Mario:

-Hajde mas disa ditëve e të tregojmë. (“Gjermani”, Gjemë Gashi, thuhet, se jeton në Gjermani, shën. imi).

Sipas Marios, në burgun e Drenofcit që ishte në podrumet e shkollës, Isuf Reshit Berisha, polic apo gardian ushtarak në burgun e Drenofcit, i ka qu ujë babës dhe ndonjë gjë që ka pasur nevojë baba. Isufi, “gardiani” i burgut ato i ka blerë me paratë e veta dhe nuk ia ka kërkua paratë babait.

-Më shumë nuk dijmë sepse ata nuk na kanë tregua. “Rreziki”, tash i vrarë nga një serb i zënë rob, po nga ai …. bashkë me me Isuf Gashin e Drenofcit, (shen. imi për të cilin kam shkrua një shkrim me titull, “Nga kush po sulmohet uçk-ja dhe kush po e mbron?, për të cilin sot lexova se ka marrë thirrje për në gjykatën speciale si i dyshuar apo dëshmitar, 20 shkurt 2019 dhe për Gani Gjemë Paqarizin, kam shkruajtur një fejton me 16 vazhdime:

“A kishte luftë çliritare në rrethin e Llapushës”).

Vëllai, Selim Berisha tash dëshmor është vrarë në Hoqë të Madhe më 28 Maj 1999. Ai si ushtar ka ra herioikisht, si Oso Kuka, në fushë të mejdanit dhe ka lyer e larë me gjak tokën, vendin e vendlndjen tonë..

Pas vetes Isufi ka lënë gruan dhe dy djem: Krenarin (tash 22 vjet) dhe  Leotrimin (20 vjet).

Personat me maska e me uniforma të uçk-së kur e kanë marrë babën, në shtëpi, kanë qenë dy vëllezërit, Milaim Berisha, vellai i katërt bashke me Selimin. Ata kanë mendua se mos kanë ardhur për ndonjë bisedë apo, Zoti mos e bëftë, mos është ndonjë mosmarrveshje sepse nuk kanë besua se ushtrinë që ne iu kishim gëzua të na vras babain. Arësye tjetër, ka qenë se ne kishim një pushtues, një hasëm (armik) dhe jo armiq tjerë shqiptarë si dhe friga e luftës vëllavrasëse, që ata e dëshironin …. tha Mario.

“Ne si shqiptarë s`kemi shka ruhemi prej shqiptarëve sepse kemi te njetin fat” iu kanë thëne vëllezirit njerëzve me maska.

Bedriu dhe Isufi janë dënuar për krime të luftës

Në pyetjen time:

– A e njihni ndonjërin nga ushtarët, kush ishin ata?, ai më tha:

 -jo nuk e dim …. jo, jo nuk e dim.

Një gjykim që është mbajtur në Gjilan kundër Bedri Zyberit, Isuf Gashit, Gjemë Gashit (“Gjermanit” i cili ka ikur në Gjermani dhe është në arrati), UNMIKU i ka thirrur si të dyshuar e dëshmitarë për babën e për disa vrasje të tjera Bedriun dhe Isufin. Bedriun dhe Isufi janë dënuar për krime të luftës vazhdon bisedën Mario.

Ata nuk kanë pranua asgjë por janë dënuar (Isufi është gjallë, në Drenofc dhe është kryetar i partisë demokratike, pdk-së).

Me 24 mars 1999 kur fillojnë bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, ushtria dhe policia serbe kanë fillua masakrat kundër popullsisë civile e të paarmatosur në rrethin tonë, në Bretkoc e në Podrimje.

Më 25 mars 1999, Selimi, vëllai im, bashkë me Halit Elshani e Brestofci (jeton në Zvicerr) kanë luftua deri në drekë dhe nuk i kanë lënë serbët me hy ne fshat, deri me 11 te dites.

Kur iu hargjohet municioni largohet vellai e Haliti dhe shkiet e kallin katundin, vjedhin dhe vrasin.

Milloshevic të pyet:

-Ku e ke babën?  -Vrasjet kërkoni te uçk-ja!

Marjo filloj të na tregoi se si janë interesua për babën e nuk kanë lënë derë pa trokit.

Kam qenë i thirrur në Hagë por nuk kam shkua, arësyen do ta tregoj më vonë tha Marjo, por kam dhënë një deklaratë 3 ditë rresht në Prizren.

Në Hagë, nuk kam shkua sepse më thanë inspetorët intervistues të mos shkoj sepse të zë ngusht me një fjalë e ta “mbyll” gojën Milloshevqi kur të pyet :

– Ku e ki babën? .E kishte fjalën për uçk-në sepse uçk-ja e ka marrë dhe ai është i zhdukur. Me fjalë tjera, sipas Marios, Millosheviqi do ti thonte, -“Vrasjet kërkoni te uçk-ja!”, për çka asnjë shqiptar nuk do të dëshironte e nuk do tåe ndihej mirë

Hetuesit ndërkombëtarë me propozuan, në kohën kur më merrnin në pyetje në Prizren, që të shkoj në Hagë, por pasi unë iu tregova punën e babës më thanë:

– Më mirë mos shko! Pastaj më pyetën:

 -A ban me e lexua deklaratën tënde në Hage dikush (nga avokatët ?) e ti mos shko?

Unë kam dhënë deklaratë ne Prizren se çka ka bërë ushtira serbe në Brestoc. Në Brestoc janë te vrarë 60 vete, tre prej tyre janë të zhdukur.

Më vonë Smajl Latifi, tash kryetar i komune në Rahovec, ka ndarë një mirënjohje për vëllain, Selim Berisha por ne nuk e kemi pranua dhe ia kemi k`thy mirënjohjen me arsyetimin, “Nuk e pranojmë, sepse vëllain dëshmor, i vrarë në luftë për liri e babën e zhdukur, si bashkëpuntorë të shkaut nga uçka-ja, nuk shkojnë bashkë” i kemi thënë, Smajl Latifit, tha Mario.

Dua me shkua në Kosvë me luftua

“Selimin e ka edukua babai, e ju e keni marrë dhe nuk dihet ku eshtë”.

-Kur e kanë marrë babën, unë isha në Paris por dëshira për me i dalë në ndihmë atdheut, edhe pse babën na muarën, nuk më ka lëkundur mua.

Menjëherë kam vendosur që të vije në Kosovë e të bashkohem në krah me luftëtarët e lirisë së ardhshme që nuk ishte e largët.

Nga Parisi kam shkua në Lozanë te vëllai, Rrustemi e djali im, Nisreti.

Atyre iu kam thënë:

-“Dua me shkua në Kosovë me luftua”.

Kam ardhur në Bari të Italisë dhe me anije kemi zbrit në Durrës dhe pastaj kam shkua në Shkodër ku jam armatos. Uniformën me shenjën e uçk-së i kam blerë në Paris e në Shkodër, kam blerë armë, pushkë të gjata,e një revolver si dhuratë ma ka dhënë dhëndërri i një shokut.

Nga Parisi, jemi nisur tre veta por dy i ranë pishman dhe u kthyen ne Bari të Italisë.

Emrat e atyre që i ranë pishman nuk deshi të mi tregoj, nga modestia por më tha edhe këte: “Ndoshta i kanë ra pishman e më vonë kanë ardhur në Kosovë”.

Kur kam shkua në Shkodër, kisha një të njohur dhe dëshiroja ta shoh. Ai ishte dhëndëri i Zenel Spahisë e me Zenel Spahiun jam njoft në Paris. Ky, Zeneli është kthye në Shqipëri, në Kukes më 1978 dhe eshte denua 15 burg.

Dhendërri i Zenelit prej Londrës, e ka thirrë shoqen e vete, gruan në Shkoder për me bisedua por ajo i ka tregua se xhaxhi Mario është ketu dhe po don me shkua në Kosove. Kur ai dëgjon se unë jam mysafir, i thot gruas, me ma dhënë një revolver TE-TE, bakshish që po shkoj në luftë në Kosovë.

300 marka e bleva një kali

Prej Shkodres e kam shkua me një taksi për Kukës. Kam qenë i armatosur kur kam ardhur në Kukës.

Policia na kanë ndalur dhe kur iu kam tregua kush jam e ku po shkoj, nuk na kanë kontrollua pasi që taksisti frigohej. Unë iu thash policëve: –çdo gjë që gjeni në automobil është e imja.

Në Krumë e takova Cen Cenën, e Ramajës, ka vdekur, i dalun në Krumë polic ushtarak “Shigjeta”, që e kishte vëllain e plagosur. Me Cen Cenën kemi hy në Kosovë.

Para se me hy në Kosovë, kemi ushtrua disa ditë në Cahan. Aty afër ishte një kazermë e ish APJ-së, kazermë serbe në kufi, në teritorin e Kosovës.

Në Cahhan e kam blerë një kali, 300 marka dhe bashkë me 30 ushtarë “Leopardi” të Pashtrikut kemi hyrë në Lubizhdë të Hasit. Në Lubizhdë i kemi ngarkua armet, të tana llojet në një traktor dhe nje kamionetë e kalin e kam l`shue. Vendasit më thanë se kali shkon në shtepi, në Shqipëri.

Pastaj me një traktor kemi mbërri deri në Rogovë të Hasit e kemi hanger buke e kemi pushua te Godent e Rogovës.

Vazhdon (përfundon në numrin tjetër)

Malmö, 6 mars 2019

fshati  Brestofc