Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në Maqedoni

15.10.2017 20:02:28

Në gjithë territorin e Maqedonisë në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale 2017.

Në bazë të njoftimeve të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, mbi 885.044 e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale që i bie 49,02% për qind e votuesve.

Sipas të dhënave të KKZ-së në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës deri ora 17 e kanë ushtruar 29.531 votues apo 37.1 për qind.
Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar.

Deri në ora 17 është rritur fluksi i votuesve në Tetovë duke shkuar rreth 39% që i bie 32527 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Në Kërçovë deri ora 17, 49,21% apo 24.890 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Në Çair deri ora 17, 43,20% apo 24.888 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Në komunën e Bogovinës kanë votuar 34,27 për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 38,79, në komunën e Zhelinës 32 për qind, në komunën e Jegunovcës 39 për qind dhe në komunën e Tearcës 36,88 për qind.