Mediat bojkotojnë konferencën e Kryesisë së Kuvendit

10.08.2016 13:39:40

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku po diskutohej për mbajtjen e seancës për Demarkacionin me Malin e Zi është ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Ndërkaq kryeparlamentari Kadri Veseli kishte paralajmëruar konferencë për media, pas mbledhjes mirëpo mediat kanë vendosur që ta bojkotojnë, kjo për faktin se ata nuk u lejuan më herët në sallën ku po mbahej mbledhja.

Gazetarët janë mbledhur në hollin e Kuvendit ku edhe i kanë vendosur në tokë kamerat, mikrofonat e aparatet si shenjë bojkoti të konferencës.