Menduh Thaçi në pyetje tek PSP-ja

20.08.2016 22:10:47

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka qenë në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike ku ka folur për temë të cilën nuk e bën publike kjo prokurori speciale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Thaçi para Fatime fetait do të flet si dëshmitarë për një rast që lidhet me publikimin e përgjimeve nga LSDM-ja vitin e kaluar.

Të hënën bashkë me Thaçin para PSP-së duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga OBRM-PDUKM dhe Samka Ibrahimovski nga partia rome PEPR.