Mesazhi i Isa Mustafës për Ramush Haradinajn

20.06.2017 09:44:42

Nëse e analizojmë postimin e publikuar në profilin e Isa Mustafës, shohim se e jep mesazhin e njejtë si të anëtarëve tjerë të kryesisë së LDK-së, të cilët shumë herë përsëritën prerazi – më shumë se vijë të kuqe – se nuk do të hyjnë në qeveri me PDK-në. Kjo për ta bindur Ramush Haradinajn se;

1. Nuk e kemi kamuflim, po e kemi shumë seriozisht. Nuk ka koalicion me PDK-në, prandaj mos humb kohë duke menduar se do të presim momentin dhe të i bashkohemi PAN-it.

2. Largohu nga PAN-i bashkë me Nismën dhe eja ulemi bisedojmë për një mundësi LAA-NISMA-AAK (48 deputet).

3. Nëse ke gjetur bashkëpunim para disa vitesh me LDK-në, arsya pse të kemi bërë kryeministër, ka qenë për ta lënë PDK-në në opozitë, sot je duke kërkuar të kundërtën prandaj, mos humb kohë.

4. Koalicioni me VV-në, do të ishte koalicioni i dy subjekteve me kahje të kundërta, me elemente që më shumë i ndanë se që i bashkojnë. Prandaj, koalicioni me AAK-n dhe NISMËN do të ishte më i ”natyrshëm” për LDK-në.

5. Edhe po të don dikush nga LDK-ja të bëjmë koalicion me PDK-në, elektorati do të na ndëshkon dy herë më shumë në zgjedhjet lokale prandaj, mos na kërko diçka që nuk mund të ndodhë. Nëse Ramush Haradinaj arrinë ta kupton drejtë mesazhin e dërguar nga Isa Mustafa, dhe tashmë nga e gjithë kryesia e LDK-së (në deklaratat e tyre në media), do të shkon dhe ti bëjë ofertë LDK-së, për të formuar një qeveri pa PDK-në. Ndryshe, do ti ikë mundësia dhe LDK do ta pranon ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje (sepse LDK nuk do të lejon të shkon vendi në zgjedhje të reja, kjo do ti përshtatej vetëm VV-së), dhe nëse ndodhë kjo, do të formohet qeveria e re me Albin Kurtin Kryeministër.

Fikri Mehmeti Njohës i Politikave