Meta dekoron ish-ambasadorin Bashkim Zeneli

13.07.2018 19:27:29

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli, një ndër figurat historike të Partisë Socialiste, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Motivacioni: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë”.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministra të Jashtëm, ambasadorë e deputetë.

Ne fjalen e tij, Presidenti Meta u shpreh: Diplomati Zeneli figure e shquar publike, kontribut te spikatur ne politiken e jashtme. Kontributi i tij per pavaresine e Kosoves eshte i jashtezakonshem dhe historik. Ambasador Bashkim Zeneli, një mjeshter i diplomacise publike.

Bashkim Zeneli i u shpreh: Titulli “Mjeshter i madh”, nder i madh dhe vleresim per te cilin falenderoj Presidentin Meta. Kete titull te larte e ndaj me familjen dhe me te gjithe bashkepunetoret e mi. Do vijoj te kontribuoj pa u lodhur per te ardhmen europiane te Shqiperise.