Meta: Gati të dorëzoj mandatin dhe të jap jetën si Allende!

20.03.2019 13:36:08

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se është gati të dorëzoj mandatin e Presidentit vetëm që të zgjidhë krizën politike në vend.

Nga Pogradeci, ku nodhet për një aktivitet, Meta tha se kriza nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore.

“Kriza zgjidhet me dialog dhe metoda serioze. Jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit dhe të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende. Sakrifikoj që të mos instalohet një juntë ushtarake”.

Sa i përket vendimit ekstrem të opozitës, me djegien e mandateve të deputetëve të saj në Kuvend, kreu i shtetit thotë se është veprim “i dënueshëm dhe i papranueshëm”.

“Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet. Çdo numër tjetër është i kundërligjshëm, në planin politik, ligjor dhe moral. Mund të thirren një milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, tha Meta.

“I kam dhënë argumentet për krizën. Kriza e qëllimshme. Po cenohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputete të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet. Mund te thirren 1 milion shqiptare mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk ë zgjidh krizën. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Alende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bëre çdo përpjekje për të parandaluar krizën.”, tha Meta.

Kush është Salvador Allende

Salvador Allende ishte President i Kilit dhe më 11 shtator 1973 ushtria e vendit u aktivizua për të larguar Allenden nëpërmjet një grushti shteti të sponsorizuar nga CIA e Shteteve të Bashkuara.

Më vonë atë ditë, Allende qëlloi veten me një pushkë AK-47, gjë që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi të vitit 2011 të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.