Milan apo Everton?! E ardhmja e Ibrahimoviç në dyshim

26.12.2019 11:02:12

Sulmuesi suedez sapo ka përfunduar kontratën me Los Angeles Galaxy dhe e ardhmja e tij është një mister.

Seria A dhe Premier League janë destinacionet më të mundshme.

Para pak kohe Ibrahimoviç konfirmoi dëshirën e tij se do të kthehej në Itali dhe dukej se Milani e kishte mbyllur marrëveshjen me të.

Por nënshkrimi i Carlo Ancelottit me Evertonin mund t’i prishë planet “Djallit”, Ibrahimoviç mund të ndryshojë mendje.