Ministri Abrashi: 9.1% ka rënë papunësia nga viti 2014

26.11.2016 14:32:32

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka komentuar rezultatet e Anketës së ASK-së për fuqinë punëtore, sipas të cilës, nga viti 2014 e deri tash, pra përfshirë edhe këtë pjedë të vitit 2016, ka pasur një rënie të vazhdueshme të papunësisë. Sipas kësaj anktete, papunësia nga 32.9% sa ishte më 2014, ka rënë në 26.2% gjatë vitit 2016.

Ky është postimi i plotë i ministrit Abrashi:

“Papunësia bie në 26.2% – rënie impresive e papunësisë prej 9.1%, për dy vite

Dje janë publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore nga ASK-ja për gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe rezultatet janë vërtetë inkurajuese. Sipas Agjencisë së Statistikave, në vitin 2014 papunësia në Kosovë ishte 35.3%, në vitin 2015 ishte 32.9%, ndërsa për këtë vit, deri më tani, del të jetë 26.2%.

Krahasuar me 2014, vetëm dy vite më parë rezulton që këtë vit kemi një rënie impresive të papunësisë prej 9.1 %. Ky rezultat është vërtetë inkurajues sepse tregon një trend të rënies së papunësisë përgjatë tërë vitit 2016 (TM1 2016 27.7%, TM2 2016 26.2%).

Dhe jo vetëm kaq, kjo rënie e papunësisë është më e ulëta në pesë vitet e fundit në vendin tonë. Duke filluar prej vitit 2012 e deri me 2015, papunësia në Kosovë asnjëherë nuk kishte pësuar rënie nën 30%. Viti 2016 shënon herën e parë që papunësia bie nën këtë nivel, duke arritur në 26.2%.

Jemi te vetëdijshëm për problemet tona ende të shumta, por me këtë trend të rënies së papunësisë, me buxhetin që për herë të parë e arrin shifrën prej dy miliardë eurosh dhe me rritjen e përgjithshme të zhvillimit ekonomik në rreth 4%, këto trende pozitive vetëm sa do të vazhdojnë të rriten duke rritur kështu zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve tanë.

Burimi: http://ask.rks-gov.net/…/agjencia-e-s…/sociale/tregu-i-punes ”