Ministri serb, Zlatibor Lonçar: Kosova “shkëmb mbi shpinë”, Serbia nuk mund të ecë përpara

05.03.2019 17:12:54

Nëse presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, unë nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me këtë ‘shkëmb në shpinë’, ne nuk mund të ecim përpara”.

Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar.

Nëse presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, unë nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me këtë ‘shkëmb në shpinë’, ne nuk mund të ecim përpara”.

Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar.

Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo.

Ai ka mohuar se ka pasur ndonjëherë takime sekrete me presidentin Thaçi, siç pohojnë disa media, dhe i ka përshkruar si “rrenë e kulluar” pretendimet e ekzistimit të një drafti të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithsesi, Vuçiq ka përsëritur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë derisa Qeveria e Kosovës nuk e tërheq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.