Ministria e Infrastrukturës nënshkroi një memorandum me Komunë e Istogut

02.02.2017 16:17:16

Ndërmjet Ministrisë se infrastrukturës dhe Kuvendit Kumunal të Istogut është nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve në këtë komunë. Për këtë nënshkrim  ka informuar Besart Dreshaj  nëpërmjet një postimi në facebook.

“Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, me të cilin Ministria e Infrastrukturës merr financimin e realizimit të projekteve infrastrukturore:

• Asfaltimi i rrugës Istog – Cerrcë në Istog, në vlerë prej 250,000 €
• Asfaltimi i rrugës Saradran – Ozdrim në Istog, në vlerë prej 220,000 €
• Asfaltimi i rrugës Bellopojë dhe Zhakovë në Istog, në vlerë prej 225,000 €
• Asfaltimi i rrugës Shushicë dhe Uçë në Istog, në vlerë prej 290,000 €
• Asfaltimi i rrugës Banjë dhe Baicë në Istog, në vlerë prej 100,000 €
• Asfaltimi i rrugës Dubravë në Istog, në vlerë prej 150,000 €
• Asfaltimi i rrugës Gurakoc – Lagja Qukaj, në vlerë prej 100,000 €
• Shtruarja e rrugëve me kubëza në fshatin Dobrushë KK Istog, në vlerë prej 15,000 €

Komuna e Istogut do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së.”-thuhet në postimin e z. Dreshajt.