Mogerini: BE-ja duhet ta rrisë buxhetin për mbrojtje

07.10.2016 21:22:47

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot deklaroi se BE-ja duhet të investojë më shumë në mbrojtje për ta rritur sigurinë e saj, duke theksuar se ato plane nuk e minojnë NATO-n.

“BE-ja duhet t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet që i kemi për bashkëpunimin mbrojtës”, tha Mogerini gjatë vizitës në Bukuresht, transmetojnë mediat amerikane.

Ajo shtoi se shtetet e BE-së ndajnë dyfish më pak para për mbrojtjen nga SHBA-ja dhe se janë shumë më pak efikase me buxhetet e tyre.

Mogherini i mohoi planet për krijimin e armatës evropiane duke deklaruar se për këtë tashmë ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përfaqësuesit evropianë në dy muajt e ardhshëm do të bisedojnë për mënyrat për përmirësimin e sigurisë, që do të jetë në dobi si për sigurinë e Evropës, ashtu edhe për përforcimin e NATO-s.