Natalya Apostolova me 1 shtator ia zë vendin Zhbogarit

04.08.2016 23:13:19

Nga data 1 shtator Natalya Apostolova nga Bullgaria do të jetë Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këshilli Evropian ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se ka emëruar të enjten pasuesen e përfaqësuesit të BE-së të deritanishëm në Kosovë Samuel Zhbogar.

“Më 4 gusht 2016, Këshilli ka emëruar Natalya Apostolova nga Bulgaria, Përfaqësuese Speciale (PSBE)Për Kosovën Kosovo.

Natalya Apostolova do ta zëvendësojë Samuel Zbogar nga data 1 shtator”, thuhet në njoftimin e KE-së.

“Përfaqësuesi Special i BE-së luan një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike, gjithashtu nëpërmjet fuqizimit të qëndrueshmërisë në rajon dhe duke kontribuar për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë në Ballkanin Perëndimor”, thekson tutje komunikata e KE-së.