Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur shqiptare (Video)

12.01.2017 20:27:11

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare këngetarja e njohur shqiptare Anita Take.

Ajo u shua për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj pranë familjarëve të saj.

Edhe dy djemtë e saj, Kujtim dhe Florian Prodani ndoqën rrugën e muzikès. Më shumë se 50 vjet në skenë, bashkëshorte e kompozitorit Agim Prodani, Anita Take do të jetë e paharrueshme me këngën “Nënës”.

Prej kohësh ajo i ka munguar skenës, ndërsa dalja e saj e fundit ishte tek “100 Këngët e Shekullit”.

Homazhet do të bëhen ditën e premte, datë 13 janar, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, në hollin e Radio Tiranës.

Gjithashtu mësohet se funerali nis nga ora 12:00, prej andej për në Varrezat e Sharrës. Familjarët do të presin vizita ngushëllimi në mjediset e Hotel Mondial, duke nisur nga dita e shtunë, ora 10:00-14:00 dhe 16:00 – 20:00.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar me titullin e lartë “Naim Frashëri i Artë”./Gazeta Express

https://www.youtube.com/watch?v=8lfXML0g5Io