Ndezje qirinjsh për viktimat e trafikut

19.11.2016 19:14:29

Në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte janë ndezur qirinj për 96 viktimat që kanë humbur jetën në trafik.

Në këtë fushatë janë lëshuar spote-filmike për vetëdijesimin e qytetarëve dhe për edukimin e tyre në trafik, nën motot: “Është punë sekondi” dhe “Mos e bir punën deri këtu”.

Ky aktivitet është organizuar nga Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara “Tempulli” dhe KUSA.