Në Gjenevë fillojnë bisedimet për paqe në Siri

10.07.2017 13:08:23

Diskutimet mes regjimit sirian dhe opozitës rifilluan sot në Gjenevë për një raund të shtatë të negociatave të paqes nën mbikëqyrjen e OKB-së, me pak shpresa për të gjetur një zgjidhje ndaj konfliktit që shkatërron vendin prej gjashtë vitesh.

“Ne do të punojmë fuqishëm”, garantoi në mbërritjen e tij Staffan de Mistura, i dërguari special i OKB-së i ngarkuar me dosien siriane, që po përpiqet prej disa vitesh që të gjejë një zgjidhje ndaj krizës siriane.

Ky raund filloi sot në mëngjes nëpërmjet një takimi mes De Mistura dhe delegacionit të qeverisë siriane.

Bisedimet pritet të zgjasin deri më 14 korrik.

Negociatat e Gjenevës janë gjithnjë e më shumë të eklipsuara nga diskutimet në Astana, Kazakistan, që drejtohen nga Rusia dhe Irani, eleatë të Damaskut, si dhe nga Turqia, që mbështet rebelët.