Në Indi raportohen rreth 20 mijë të infektuar brenda një dite COVID-19

28.06.2020 14:57:42

India njoftoi sot rritjen më të madhe të rasteve ditore me coronavirus, duke shënuar 19.906 infeksione me COVID-19 ndërsa disa shtete rritën numrin e testimeve, në përpjekje për të frenuar virusin.

Numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 528,859, ku numërohen dhe 16,095 viktima. India është vendi i katërt më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

“Të shtunën u testua një total prej 231,095 personash”, njoftoi Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, shifër që konsiston në më shumë se dyfishin e testeve të kryera çdo ditë.

Qeveritë në Delhi, Maharashtra dhe Uttar Pradesh njoftuan se do të zgjerojnë më tej testimet gjatë javëve të ardhshme.