Në kryeqytet, kamioni rrëzon shtylla elektrike e këput kabllot

07.05.2017 12:21:26

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se shtyllat janë dëmtuar nga një kamion, i cili po bartte një ekskavator.

Përveç që ka thyer shtyllat elektrike, kamioni në fjalë edhe ka këputur kabllo të rrymës dhe kabllo të tjera duke rrezikuar jetën e personave që kanë kaluar andejpari.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet e KEDS-it.