Në Kuvend votohet Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes

14.12.2018 12:04:32

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e Ushtrisë.

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Me 106 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim është votuar Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky është Projektligji i parë nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri kanë kaluar në lexim të parë në Kuvend gjatë muajit tetor.