Në Ohër mbahet takim pune për bazenin e Drinit

25.10.2016 12:43:54

Në qytetin e Ohrit do të mbahet një takim pune ku do të diskutohen pikat problematike në menaxhimin me bazenin e Drinit, si edhe për gjendjen e tanishme dhe ndikimin.

Në takimin që do të mbahet pasnesër, do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, përgjegjësit për menaxhimin me burimet ujore, ndërmarrjet publike, komunat, institutet shkencore dhe sektori qytetar.

Qëllimet kryesore të projektit janë përgatitja e një analize diagnostike ndërkufitare për Bazenin e Drinit, përpilimi i një plani strategjik aksional, si edhe zhvillimi i një platforme të përbashkët për bashkëpunim, sistem të përbashkët për mbikëqyrje, sistem për menaxhim me përmbytjete dhe pilot projekte, ndër të cilët edhe përpunimi i një plani për menaxhimin me bazenin e liqenit të Ohrit.