Nëna e pilotit terrorist që ra në Kullat Binjake, beson se të birin e ka ende gjallë!

11.09.2016 16:56:46

Nëna e Mohammed Atte, një prej autorëve kryesorë të sulmeve vetëvrasëse të 11 shtatorit 2001, pohon se djali i saj është ende gjallë dhe se Shtetet e Bashkuara po e mbajnë në Guantanamo.

Në një intervistë të botuar të dielën, në gazetën spanjolle El Mundo, ajo thotë se është 74-vjeçare dhe se dëshiron ta shohë të birin para se të vdesë.

“E di se nuk ke bërë asgjë të keqe dhe se kurrë nuk do ta bëjë atë për çka e akuzojnë”, ka thënë ajo