Nesër Gjykata Franceze vendos për Haradinajn

Nesër Gjykata Franceze vendos për Haradinajn

01.03.2017 11:00:24

Gjykata e Apelit në Colmar nesër pritet që të vendos në lidhje me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjykata në Colmar do të vendosë lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, për siç thuhet “krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Seanca për rastin Haradinaj është caktuar për në orën 9.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletarresti serb të lëshuar nga Sebia në vitin 2004.