Neurokirurgët e Spitalit Amerikan në Kosovë e kanë realizuar me sukses ndërhyrjen e parë neurokirurgjikale

18.09.2018 18:16:42

Ka një kohë të gjatë prej se Spitali Amerikan shquhet për profesionalizmin dhe trajtimin që ua bën pacientëve.

Në vazhdën e suksese që ka, tani Spitali Amerikan në Kosovë, ka arritur ta kryejë me sukses edhe ndërhyrjen e parë neurokirurgjikale.

Pacienti Zekë Haxhijaj, i lindur në vitin 1941, ka qenë i diagnostikuar me gjakderdhje në kokë dhe iu është nënshtruar me sukses intervenimit kirurgjik, të cilin ai e ka përballuar pa asnjë problem.

Pas ndërhyrjes kirurgjike, mjekët kanë deklaruar se pacienti ka përmirësime të dukshme në statusin neurologjik dhe në gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore.

Vlen të ceket se operacioni është kryer nga neurokirurgët e Spitalit Amerikan, Dr. Feti Ahmeti dhe Dr. Shefki Dragusha, bashkë me ekipin përcjellës të spitalit.