Nga Aureli / Faleminderit për replikën tënde shkencore, shumë i respektuari z Vedat Sheu

21.11.2019 17:54:33
Faleminderit për replikën tënde shkencore, shumë i respektuari z Vedat Sheu. Unë i shkreti jam prej atyre që prej moshës së re, qysh prej vitit 2002 (ndryshe, lindur Nëntor 1976), kam filluar të shkarraviti nëpër faqe interneti shqiptar. E pranoj se ndokund nuk ia goditi aspak, prandaj kam pasur shumë raste të këndshme kur ndonjë lexues dashamir më ka qortuar për frazat e mia prej budallai
PS: Një nga arsyet që nuk pi alkool, është se unë dua të di kur argëtohem.
Shëndet të pashtershëm, Aureli
Vedat shehu <vedshehu@yahoo.com> wrote:

Fraza “jeta pas vdekjes mbetet mister” – eshte prej budallai. Pse?

– Sepse jete eshte gjelberimi, lulezimi dhe zhvillimi i specieve nga njeqelizoret deri tek katergjymtyreshit e mijera e mijera grupimeve te zhvilluara gjate evolucionit te botes se gjalle. Jete nuk ka pas tharjes se nje peme, pas ngordhjes se nje pleshti, nje milingone nje miu, iriqi, gjarperi, elefandi, majmuni apo njeriu. Nuk ka fe me te lidhur me Perendine, por ka fe me te lidhur me teknologjine dhe progresin.