Nga shpërthimet në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë plagosen 54 persona

11.08.2016 10:38:49

Nga shpërthimet e ndodhura në provincat Diarbakir dhe Mardin në juglindje të Turqisë në afërsi të kufirit me Sirinë, 6 civilë kanë humbur jetën dhe 54 të tjerë janë plagosur.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Huriet sipas të cilës shpërthimet kanë ndodhur në qytetin Gazaltape të provincës Mardin që mori jetën e dy personave dhe plagosur 50 të tjerë, ndërsa në provincën Diarbakir shpërthimi ka marrë jetën e 4 civilëve dhe plagosur 4 policë.

Rajonet lindore dhe jugore të banuara me kurdë gjatë këtij viti kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve të përgjakshme midis elementëve të PKK dhe forcave qeveritare turke. Gjatë kësaj periudhe për shkak të pasigurisë, mbi 400 mijë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe nxënësit në këto rajone nuk vijojnë mësimin nëpër shkolla.