Nikoliq pret nga Trumpi të deklarohet se çfarë qëndrimi ka për Kosovën

27.01.2017 17:44:31

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se pret nga administrata e re e presidentit Donald Trump, që të deklarohen lidhur me qëndrimin e tyre në raport me Kosovën.

“Pres nga administrata e re e SHBA-ve të mendojë dhe të na tregojë se çfarë mendojnë ata për Kosovën”, ka deklaruar Trump gjatë një interviste dhënë një televizioni portugez.

Presidenti serb ka bërë të ditur se nëse qëndrimet e tyre janë në përputhje me dëshirat e Serbisë, atëherë vendi i tij do të pranojë çfarëdo këshille nga Shtetet e Bashkuara.

Nikoliq gjithashtu, tha se pret nga presidenti i ri i SHBA-ve të ndalojë luftërat dhe përplasjet verbale, që i kishte filluar administrata e mëparshme amerikane.