“Nisa të flas me muret e shtëpisë”/ Ibra rrëfen betejën e vështirë me Covid

24.12.2020 18:57:17

Zlatan Ibrahimovic rezultoi i pathyeshëm edhe në betejën me koronavirusin. Ai u infektua, por doli fitues ndaj armikut të padukshëm, që prej një viti ka gjunjëzuar mbarë globin. Suedezi rrëfen vështirësitë mendore që kaloi ato ditë izolimi:

“Kur më ndodhi në fillim, isha goxha i qetë, gati i intriguar: oh, dua të shoh se çfarë është ky Covid. Pasi goditi të gjithë botën, një tragjedi e madhe, erdhi edhe tek unë. Qëndrova në shtëpi duke pritur, me kureshtjen se çfarë do të ndodhë. Simptomat? Dhimbje koke, jo shumë e fortë, por e bezdisshme, një gjë e vështirë. Kam humbur edhe shijen.

Qëndrova i izoluar gjatë gjithë kohës, në shtëpi, i mërzitur; nuk mund të dilja, nuk mund të stërvitesha mirë. Qëndrimi në një vend është i tmerrshëm.Në një moment nisa të flas me shtëpinë, po iu drejtohesha mureve. Koronavirusi bëhet një fakt mendor. Ia ngul sytë vetes dhe imagjinon të gjitha të këqijat mbi ty, madje edhe ato që nuk i keni. Një dhimbje për atë që ndjen dhe për atë që mendon se ndjen”.