Një foshnje ndërron jetë nga coronavirusi në SHBA, besohet të jetë viktima më e re

01.04.2020 21:52:08

Një foshnje gjashtë javore ka ndërruar jetë nga coronavirusi, ndërsa besohet të jetë viktima më e re në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, foshnja vdiq në Connecticut javën e kaluar, ndërsa mbrëmë rezultatet kanë treguar se ishte me Covid-19.

Guvernatori i Connecticut, Ned Lamont, e përshkroi lajmin si ‘absolutisht të tmerrshëm’ dhe tha se foshnja besohet të jetë viktima më e re që vdiq nga sëmundja.

“Me të vërtet ndihemi shumë keq, të konfirmojmë fatalitetin e parë pediatrik në Connectitut të lidhur me Covid-19. Një i porsalindur 6 javë nga zona e Hartford u soll pa ndjenja në një spital javën e kaluar”, ka shkruar Lamont.

“Rezultatet konfirmuan mbrëmë se i porsalinduri ishte me Covid-19. Ne besojmë se është viktima më e re nga komplikimet e Covid-19”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se numri i të infektuarve nga coronavirusi në SHBA ka shkuar mbi 200 mijë.