Një qytetar bie në gropën e liftit të QKUK-së (Foto/Video)

12.10.2016 13:23:32

Deri sa po shkonte për ta vizituar një të afërm në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, një vizitor deshi ta përdorë liftin. Por, kur e hapi derën për të hyrë në të, ra disa metra poshtë, pasi që lifti ishte jashtë funksionit.

Qytetari ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë ka marrë tretmanin mjeksorë në Qendrën emergjente.

Zyrtarja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar lajmin. Ajo ka thënë se vizitori e ka hapur derën me forcë, duke menduar që ajo funksionon.

“Lifti ka qenë jashtë funksionit, dhe qytetari e ka hapur atë me forcë për të shkuar në Klinikën e Pulmologjisë. Pra, vizitori nuk ka ndjekur rrugët të cilat dërgojnë për në këtë qendër, por ka përdorur një lift që është jashtë funksionit dhe e ka hapur derën me zor, dhe kur ka hyrë brenda, menjëherë ka rënë poshtë. Nuk mund të them asgjë për gjendjen e tij shëndetësore, pasi që janë duke ju bërë të gjitha ekzaminimit në Qendrën emergjente”, tha Qyqalla.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo në QKUK, pasi që edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla pikërisht në QKUK.

qkuk