Nuk është koha e thash e thëmeve, por e veprimeve konkrete dhe të përgjegjshme për të nxjerr Kosovën nga kjo gjendje ekzistuese!

26.01.2020 17:29:29
Nga Adem Bytyçi
Kushti themelor për të arritur këtë ndryshim është themelimi i Qeverisë!
Kushti dytë është që Qeveria e ardhshme ta qeverisë vendin ndryshe nga Qeveria e kaluar!
Kushti i tretë është luftimi i korrupsionit, nepotizmit dhe largimi nga e drejta për ta qeverisur vendin dhe për të patur poste të rëndësishme shtetërore dhe politike të gjithë atyre që dyshohen për afera korruptive, për keqëpërdorim pozitash për interesa të paligjshme të tyre, bashkëpartiakëve dhe miqëve.
Implimentimi i reformave të thella në sistemin e drejtësisë ,duke përfshi këtu edhe procesin e Vedingut  të Prokurorëve dhe Gjyqëtarëve .
Depolitizimin e arsimit në të gjitha aspektet e tij !
Barazi para ligjit e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Abrogimi i ligjit për imunitetin e të gjithë funksionarëve publike si dhe deputetëve në rast dyshimi për veprimtari të kundërligjshme .
Pasurit e paligjshme të kujdo qofshin ato t’i këthehen popullit dhe titullarët e këtyre pasurive të procedohen penalisht.
Sa i përkët arsimit të lartë, duke filluar nga Rektorati e deri të dekanët e fakulteteve emërimet të bēhën sipas meritave shkëncore dhe titujve Akademik, e jo siq ka ndodhur dëri me tani sipas preferencave politike dhe partiake ,që nënkupton depolitizimin përfundimisht të institucioneve të arsimit të lartë dhe respektimi strikt i autonomisë së Univeristietit dhe sistemit shkollore në përgjithësi në të gjitha nivelet!
Krijimi kushtëve për thithjen e investimeve të jashtme, të cilat derimetani i kanë penguar aferat korruptive të udhëheqësve më të lartë shtetërore, duke u kërkuar ryshfet dhe shërbime tjera të pa ligjshme investitorëve të jashtem.
Hapja e vendeve të punës dhe krijimi i kushteve për një jetë normale të qytetarëve të Kosovês, në mënyrë që qytetarêt mos ta boshatisin vendin për të ikur në vendet tjera përendimore për një jetë më të mirë.
Përmirësimi i bazës materjale të familjeve dhe zbatimi i masave stimuluse të nënave që lindin fëmijë, për të nxit natalitetin i cili pas luftës ka rënë në nivelin shumë të ultë dhe nëse vazhdon me të njejtin trend, përveq pasojave tjera demokrafike, rrezikon edhe jetë- gjatësinë e popullatës.
Kërkohet edhe shumë punë e reforma tjera nga Qeveria e ardhshme për të vën në rrugë të drejtë dhe të mbarë zhvillimin e vendit duke eliminuar të gjitha anomalit të cilat e kanë penguar Kosovën ,që të zhvillohet dhe popullin e Kosovës që të kët një nivel jetëse më të mirë ,të cilin i’a garantojnë resurset natyrore të cilat i ka Kosova ,dhe të cilat duhet shfrytëzohen sa më shpejtë dhe të menagjohen sa më me përgjegjësi në të mirën e popullatës!