Nuk ka ma keq se kur njeri e bje punën me ik prej vetvetës

03.04.2020 16:34:44
Nga Ahmet Asani
Baca Riza, të cilin në Kumanovê e njihnin si Riza Seferi ka qenë një burrë i mençur, një njeri pajtimtar i gjaqeve, për nga natyra një filozof i lindur! Njëherë me nje nejë e pyeti dikush bacen Rize, se cili është burimi i gjitha të keqijave për një popull!
Ishte viti 1981, kohë kur për një fjalë goje mund të shkoje në burg! Baca Rizë që e tymoste duhanin me çibuk qelibari, e kishte zakon që para se të pergjigjej ta shiqonte mirê në sy personin i cili i kishte bere pyetjen. Duke shiquar ne sy I e zbulonte se a e kishte me sherr pyetjen apo pa sherr. Kur dikush i bente pyetje provokative, baca Rize e thithte tymin e duhanit nga qelibari i tij dhe ia hudhte shllungat e tymit drejtê ne sy, nese pyetja nuk ishte provokative por e drejtë, baca Rizë vente buzen ne gaz, i shiqonte te gjithe rreth e rrotull me buze n’gaz sikur donte t’ua bente me dije se edhe pyetja edhe personi qe kishte shtruar pyetjen ishin pa sherr! Si do që te jetë, baca Rizë nuk kishte pyetje të cilës, nuk i jepte aty për aty një pergjigje!
Ne pyetjen qe iu be ate natë prilli të vitit 1981, baca Rizë dha ketë përgjigje:
“Burimi i gjitha të k’çijave, bacit, nuk vjen as nga lufta e as nga s’mundjet! Kur ni popull ashtë në luftë me ni popull tjetër, ka ymyz që mas lufte m’u bo paqë! Kur ni popllit i bje noj s’mujë si puna e kolerës qe ka pas ra disa herë n’shiptari, ka ymyz se dikush shpëton edhe masnej prap shtohet poplli! Por boni e n’krye të shtetit erdh ni rezhim komunist si aj i Stalinit në Rusi, bacit aj popull bje n’bela me ni dynja! Me t’ardh ni diktator n’krye t’shtetit, aj t’prish me ni dynja, kushi mo nuk mirret me ty!
E Kur ta bish bacit punën mos me pas t’hyme t’dalme me kërkon, atëherë t’mlon fukarrallëki, lajmrohet qeshit s’mundje, se vorrfnia bacit i ngreh tana s’mundjet si me magnet! Në fund, bohesh ikal me l’shu vendin, kah sytë komtë, me marr malin e detin por nuk t’bojn mo çare as mali e as deti! Nuk ka bacit ma keq, se me pru punën me ik prej vetvetes!…”
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz të ulur