Obama mbërrin në Athinë, etapa e parë e udhëtimit të fundit zyrtar në Evropë

15.11.2016 10:36:29

Presidenti amerikan në ikje, Barack Obama, mbërriti sot në mëngjes në Athinë, ku do të qëndrojë dy ditë para se të shkojë në Berlin, udhëtimi i tij i fundit në Evropë si president i SHBA-së, njofton afp.

Obama pritet të takojë presidentin e republikës, Prokopis Pavlopulos dhe më pas kryeministrin, Aleksis Cipras, para se të zhvillojë një konferencë për shtyp me këtë të fundit.

Të mërkurën, ai do të shkojë në Akropoli dhe më pas do të mbajë një fjalim mbi sfidat e globalizmit, para se të niset për në Berlin.