OBSH jep lajmin e mirë: Bie numri i infeksioneve në Europë dhe botë, por kujdes…

01.12.2020 00:21:38

Javën e kaluar, Europa dhe bota, pa për herë të parë një rënie në numrin e rasteve të reja të koronavirusit. Lajmi i mirë u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom, tha se kjo është hera e parë që shihet ulje e infeksioneve që nga muaji shtator.

Sipas tij, kjo vjen për arsye të efektshmërisë së masave të vështira, por të domosdoshme që morën të gjitha shtetet.

Megjithatë, Tedros bëri apel për kujdes.

“ Është një lajm i mirë, por duhet të interpretohet me shuam kujdes. Përparësia mund të humbasë shuam lehtësisht”, tha ai.