REL: OKB denoncon “krimet e përmasave historike” në Siri

21.10.2016 14:40:34

Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB-së, ka hapur një seancë të posaçme për qytetin e rrethuar sirian të Alepos.

Kjo seancë, e thirrur nga Britania, ka për qëllim arritjen e një rezolute për abuzimet, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo, ku jetojnë rreth 250 mijë civilë, të cilët janë të rrethuar nga forcat qeveritare siriane që po mbështeten nga Rusia.

Duke iu drejtuar 47 anëtarëve të Këshillit, shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Zeid Ra’ad al-Hussein ka kërkuar aksion kundër “krimeve të përmasave historike”.

 “Grupet e armatosura opozitare vazhdojnë të gjuajnë mortaja dhe predha të tjera mbi lagjet e banuara me civilë në perëndim të Alepos, por sulmet ajrore ndaj pjesës lindore të qytetit të kryera nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre, janë përgjegjëse për shumicën e viktimave në mesin e civilëve”, ka thënë Zeid, transmeton Rel.