Tragjedi në Alpet zvicerane, 5 të vdekur nga një stuhi e fortë

01.05.2018 10:28:35

Pesë persona, katër nga të cilët italianë, kanë vdekur pas një tragjedie të ndodhur të hënën në alpet zvicerane mes Pigne d’Arolla e il Mont Collon, ndërsa gjendeshin mbi zonën malore të Haute Route Chamonix-Zermatt, në një lartësi mbi 3.200 metra.

Përveç guidës alpine, Mario Castiglioni 59 vjeç, italian me banim në Zvicër, viktimat e tjera janë të gjithë nga Bolzano.

Alpinistët e përfshirë në incidentin mbi malet zvicerane, ndodheshin mbi Haute Route Chamonix-Zermatt, kur janë përballur me një stuhi të fuqishme e cila nuk i lejoi ata të arrinin në strehimin më të afërt.

Operacioni i shpëtimit filloi pas një alarmi të dhënë rreth orës 6.30. Shtatë helikopterë morën pjesë në operacion, ndërsa policia ngriti një linjë ndihmë për të krijuar kontakte me familjet.

Tre eskursionistë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një gjendjeje të fortë hipotermie. “Po luftojnë me jetën”, – u shpreh një burim i policisë zvicerane.