Edhe sot do të vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc

01.05.2018 10:34:59

Edhe sot do të këtë kërkim për dy policët që janë zhdukur të shtunën në mbrëmje. Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt Agim Gashi ka thënë se kërkimet do të rifillojnë sërish sot në mëngjes.

Në kërkim të dy policëve për fatin e të cilëve nuk dihet ende, janë vënë përveç Policisë edhe zhytësit e FSK-së, zhytës vullnetarë, banorë të zonës si dhe policia e Maqedonisë.

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.

Që nga ai moment nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerr nga uji natën e aksidentit.