OKB dërgon 14 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

27.12.2017 14:38:43

Autokolna humantiare në të cilën ndodhen 14 kamionë kaloi përmes pikës kufitare Cilvegozu në rajonin Reyhanli në Hatay

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 14 kamionë me ndihma humanitare për banorët e qytetit sirian Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona humanitare në të cilën ndodhen 14 kamionë kaloi përmes pikës kufitare Cilvegozu në rajonin Reyhanli në Hatay. Ndihma do të shpërndahet për civilët në rajonin e Idlibit dhe rrethinave të tij. Idlibi ndodhet rreth 5 kilometra nga qarku ndërkufitarë Reyhanli të provincës turke Hatay.

Lufta civile në Siri filloi në mars të vitit 2011, kur forcat e regjimit besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad u përpoqën të shuajnë protestat masive pro-demokracisë në vend. Lufta në formën e forcave të regjimit në njërën anë dhe opozita nga ana tjetër ishte e shkurtër. Dega siriane e organizatës terroriste PKK (PYD/YPG) shfrytëzoi gjendjen e luftës për të marrë kontrollin në verilindje të vendit.

Degët e Al-Kaedës luftuan kundër të gjithëve për të ringjallur këtë organizatë terroriste nga fryma e fundit, kurse në vitin 2014, si subjekt i ri në luftë u shfaq organizata terroriste DEASH.

Që nga fillimi i luftës, ka pasur një betejë mes grupeve të opozitës, tipari i vetëm i përbashkët i të cilëve është lufta kundër regjimit, kurse mes tyre ato ndryshojnë për nga të gjitha parametrat e tjera. Konfliktet e reja midis grupeve të opozitës komplikojnë më tej situatën në terren, por gjithashtu i bëjnë të vështira proceset e ndërtimit të paqes në vend.